Avokati Gazmend Halilaj, i cili ka kontaktuar i pari me vajzën nga Drenasi, thotë se polici Vesel Veseli, i cili akuzohet se ka kthyer në skllave seksi viktimën, ka rreth të fortë, madje avokatin ia ka paguar një multimilioner.
Në emisionin Frontal, të Televizionit 7, Halilaj ka thënë se polici Veseli, ka njerëz të fuqishëm rreth vetës.
Avokati,ka thënë se i beson plotësisht viktimës që ka denoncuar fillimisht profesorin, që në moshën 16-vjecare e ka shfrytëzuar seksualisht.
Më pas, polici i stacionit policor të Drenasit, ku kishte shkuar vajza, atëherë e mitur, e ka vazhduar shfrytëzimin e vajzës që tash është 18 vjece.
E, për këtë avokati Halilaj ka thënë se polici në fjalë ka rreth të fuqishëm dhe i është paguar nga mbrojtja.
Tutje, sipas Halilajt, ka prova që një biznesmen i fuqishëm i ka kryer transaksionet me vëllain e policit.
“ Ka një biznesmen multimilioner që ia ka paguar avokatin. Ekzistojnë transaksionet që janë kryer mes tij [biznesmeni] me vëllain e tij [policit Vesel Veseli].