back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaRegjionaleDrenasAvokati i njohur ka një porosi për drenicakët!

Avokati i njohur ka një porosi për drenicakët!

Të ngjajshme

Osmani: Kosova ecën përpara duke fituar miq

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani theksoi sot se përveç...

23-vjeçarja arrestohet në Serbi, pritet ekstradimi në Shqipëri

Si rezultat i bashkëpunimit me autoritetet policore serbe, koordinuar...

Konjufca: Veteranët e arsimit në Podujevë nuk lëshojnë pe

Në një takim të ngrohtë në një nga kafenetë...

Enver Hoxhaj garanton se PDK do të rrisë të gjitha pensionet mbi 50%

Kandidati për deputet dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme,...
- Advertisement -

Avokati Arianit Koci ka theksuar se si dukagjinas i lindur në Prishtinës, asnjëherë se ka menduar se bashkëvendësit e tij mund t’i ndanë apo diskriminon sipas përkatësisë regjionale.

Madje sipas Kocit, Kosova është aq e vogël sa që të gjithë jemi të njëjtë, transmeton Indeksonline.

E gjithë këtë deklaratë Koci e ka bërë pas debatit i cili po zhvillohet për mundësinë e vendosjes së Stadiumit Olimpik të Kosovës në Drenas apo në Prishtinës.

Koci ka shtuar se ka një porosi për drenicakët” Drenicën nuk mund ta diskriminojë apo poshtërojë askush. Nëse duhet, e mbrojmë ne që nuk jemi të atij regjioni. Do të jetë mbrojte shumë më e fuqishme.

Ky është postimi i plotë:

Si dukagjinas i lindur në Prishtinë, asnjëherë nuk më ka shkuar në mend që bashkëvendësit e mi t’i ndaj apo diskriminoj, sipas përkatësisë regjionale.

Aq më pak që të mendoj se një regjion të jetë më i ngritur se tjetri.

Me prejardhje prej Prizrenit, Pejës, Gllogjanit dhe Rugovës, jam rritur dhe edukuar që Kosova është një.

Madje, babai i im, si studiues i folklorit prej fëmijërisë ma ka ushqyer dashurinë për çdo regjion të Kosovës, e posaçërisht për Drenicën.

Për më tepër, disa prej miqëve më të mirë dhe besnik, i kam prej Drenicës.

E ndiej vetën dukagjinas po aq sa drenicak apo llapjan. Në fakt, Kosova është aq e vogël, sa që të gjithë jemi të njejtë.

Qytetarët kanë prejardhje prej fshati, dhe banorët e regjioneve janë dyndur dhe martuar ndërmjet vete.

E sharmi i Prishtinës është i ndërtuar mu mbi faktin që shumica e banorëve të kryeqytetit, duke e pērfshirë edhe familjen time, janë ardhacak.

Sidoqoftë, si dukagjinas që e don me zemër Drenicën dhe jo vetëm, e kam një porosi për drenicakët: Drenicën nuk mund ta diskriminojë apo poshtërojë askush. Nëse duhet, e mbrojmë ne që nuk jemi të atij regjioni. Do të jetë mbrotje shumë më e fuqishme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz