back to top
Wednesday, February 18, 2026
BallinaLajmeAvokati i Thaçit e “shkatërron” ZPS-në: Keni dështuar, keni bërë mëkat të...

Avokati i Thaçit e “shkatërron” ZPS-në: Keni dështuar, keni bërë mëkat të madh në këtë gjykim, premtuat spektakël dhe nuk paraqitet asgjë

Të ngjajshme

Rama: Nëse Qeveria nuk e përfshinë buxhetin e kryeqytetit, është vendim politik

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë...

Gjyqtari i Hagës tregon se kur do të thonë sot fjalën e fundit Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi

Gjyqtari i Dhomave të Specializuara, Charles Smith, ka treguar...

Mbrojtja: Provat ndaj Veselit, një grumbull mbeturinash

Rodeny Dixon, avokati i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, ka deklaruar...

Përfundon fjalën avokati Dixon: Thërrime thashethemesh, Veseli i pafajshëm

Në fund të fjalës, avokati i Kadri Veselit theksoi...

Avokati mbrojtësi i Hashim Thaçit, Luke Mishetiq në fjalën përmbyllëse ka thënë se Zyra e Prokurorisë Speciale ka dështuar që të tregoj fakte dhe argumente kundër ish-presidentit.

Mishetiq u shpreh se ZPS nuk kishte përgjigje për të hedhur poshtë pretendimet e dëshmitarëve ndërkombëtar.

“Konsensusi i provave dhe dëshmitarëve ndërkombëtarë dhe brenda UÇK-së ishte se Thaçi nuk dyshohej se ishte përfshirë në krime lufte apo në ndonjë politikë që shënjestronte kundërshtarët. ZPS nuk kishte përgjigje për të hedhur poshtë këto pretendime të hënën. ZPS tha në kundërpërgjigjet e tyre të hënë se mbrojtja nuk dëshiron që ju të bëni punën tuaj si gjykatës”, tha ai.

Tutje, avokati tha se barra e provave bie mbi ZPS-së dhe se këta të fundit kanë dështuar.

“Barra e provës bie mbi ZPS-në dhe ZPS-ja ka dështuar. Mentori im më mësoi mua para shumë kohësh se mëkati më i madhe në një gjykim është të premtojnë më shumë se sa të paraqiten. ZPS-ja e ka bërë këtë mëkat të madhe, të pafalshëm në këtë gjykim. Ata kanë premtuar fishekzjarrë, spektakël, por nuk kanë paraqitur asgjë dhe kjo ka ndodhur të hënën.”, shtoi Mishetiq.

Ai u shpreh se ZPS-ja dha premtime boshe që nuk ndiqeshin me fakte.

“Duket se ZPS-ja në fund do të jepte një shpjegim që Hashim Thaçi ka thënë apo ka bërë, por a e kanë dhënë ata këtë argument? Çka saktësisht sipas ZPS-së tha Hashim Thaçi se do të bënte? Çka saktësisht sipas ZPS-së bëri Hashim Thaçi? ZPS-ja nuk kishte përgjigje. Premtime boshe, të tepërta, që nuk do të ndiqeshin me fakte”, u shpreh ai.

Mishetiq tha se nuk ka asnjë provë që Thaçi kishte rol në përgatitjen apo shpërndarjen e komunikatave.

“Nu ka asnjë raport për Thaçin. Ju thamë që s’ka prova që Thaçi kishte një rol në përgatitjen apo shpërndarjen e komunikatave. ZPS nuk ka ofruar asnjë shpjegim racional apo logjik për mënyrën se si anëtarët e NPK-së pretendojnë se është transmetuar qëllimi i përbashkët kriminal përmes komunikatave, nëse UÇK ka pasur një zinxhir komandues funksional. Ju thamë gjithashtu se konsensusi i provave të dëshmitarëve ndërkombëtarë dhe brenda UÇK-së është që Hashim Thaçi nuk dyshohet të ketë qenë i përfshirë në krime lufte apo politikë që shënjestronte të ashtuquajtur kundërshtarë. ZPZ nuk kishte argumente për të hedhur poshtë këto pika themelore, pra ato nuk kishin përgjigje”, tha Misheqit./lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz