Wednesday, July 16, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditAvokati i Popullit po monitoron grevën e punëtorëve të sigurimit në QKUK:...

Avokati i Popullit po monitoron grevën e punëtorëve të sigurimit në QKUK: Shkëputja e kontratave ka ardhur sipas obligimeve ligjore

Të ngjajshme

E reja nga Kosova humb jetën pas aksidentit në Gjermani

Një vajzë 21-vjeçare nga Kosova ka ndërruar jetë tragjikisht...

Sëmundjet që shkaktojnë vdekje të parakohshme në Evropë sipas OBSH-së

Sëmundjet jotransmetuese janë shkaku kryesor i vdekjeve të parakohshme...

Asllani po largohet nga Inter, ja ku pritet të transferohet

Interi pritet t’i shes disa lojatër gjatë afatit veror...

Arrestohet një person në Mitrovicë për armëmbajtje pa leje

Sot me datë 15.07.2025 rreth orës 16:00, njësitë policore...

Institucioni i Avokatit të Popullit ka monitoruar të martën grevën e punëtorëve të sigurimit fizik në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), e cila ka filluar më 11 korrik 2025.

Punëtorët e sigurimit fizik ka nisur grevën pas protestës disa javore për shkak të ndërprerjes së kontratave të punës, për rreth 280 punëtorëve, pasi që është anuluar tenderi. Siguria në objektet e QKUK-së është duke u kryer nga Policia.

Institucioni i Avokatit të Popullit ka thënë përmes një komunikate për media se Hakif Zejnullahu, përfaqësuesi i Shoqatës së Sigurimit Fizik të QKUK-së, ka theksuar se vendimi është bërë më 22 maj 2025 nga ana e Organit Shqyrtues të Prokurimit (OShP), dhe kontrata është ndërprerë më 21 qershor 2025. Kontratat e këtyre punëtorëve kanë qenë për kohë të caktuar dhe atë deri më 20 shtator 2025.

Sipas Avokatit të Popullit, shkëputja e kontratave nga ana e kompanisë ka ardhur sipas obligimeve ligjore të përcaktuara në aktvendimin e Gjykatës Komerciale Nr. 264/2025 dhe vendimit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) Nr. 2025/0225, sipas të cilit u është ndërpre kontrata e kompanisë private me QKUK-në, rrjedhimisht kjo kompani është detyruar ta ndal aktivitetin me këtë institucion shëndetësor.

“Përfaqësuesit e IAP-së takuan ushtruesin e detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), z. Osman Hajdari i cili theksoi se në ditët në vijim do të vazhdojnë me procedura tenderuese duke negociuar për një zgjidhje sa më të shpejtë. Avokati i Popullit do të vazhdojë të monitorojë këtë proces bazuar në mandatin dhe kompetencat që ka bazuar në Ligjin për Avokatin e Popullit”, thuhet mes tjerash në komunikatë. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë i Avokatit të Popullit:

- Advertisement -

Të Fundit