back to top
Monday, August 4, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditAvokati i Popullit ende po heton vdekjen e qytetarit Agon Zejnullahu në...

Avokati i Popullit ende po heton vdekjen e qytetarit Agon Zejnullahu në duart e policisë

Të ngjajshme

Tash e tri javë institucioni i Avokatit të Popullit është duke hetuar rastin e vdekjes së të riut Agon Zejnullahu derisa po arrestohej në Lipjan nga 5 zyrtarë policorë.

Ky institucion ka nisur procedurë hetimore për të vlerësuar nëse ka pasur shkelje të të drejtave të njeriut.

Në një përgjigje nga Avokati i Popullit është thënë se janë ende në fazën hetimore.

“Institucioni i Avokatit të Popullit ka hapur rast sipas detyrës zyrtare dhe është duke mbikëqyrur punën e institucioneve tjera që janë duke bërë hetimin për vdekjen e të riut në Lipjan. Avokati i Popullit ka hapur këtë procedurë hetimore për të vlerësuar nëse ka pasur shkelje të të drejtave të njeriut në këto raste, si dhe për të monitoruar veprimet e institucioneve përgjegjëse, përfshirë Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policor të Kosovës, dhe pas përfundimit të punës së këtyre institucioneve, Avokati i Popullit do të del me një raport”, ka theksuar Avokati i Popullit, raporton RTVDukagjini.

Pesë zyrtarët policorë të arrestuar gjenden nën masën e paraburgimit si të dyshuar për vrasje nga pakujdesia të 27-vjeçarit.

Avokati i Popullit vazhdimisht nxjerr raporte të tilla për raste kur ka dyshime se ka pasur shkelje të të drejtave të njeriut.

Sipas Institutit të Kosovës për Drejtësi, rekomandimet që jep avokati i popullit, duhet marr më seriozisht nga të gjitha institucionet.

“I gjithë hetimi dhe të gjitha provat që mblidhen gjatë hetimit dorëzohen pranë institucionit përkatës kompetent dhe normalisht që institucionit të cilit i drejtohen ato prova faktet dhe mbledhje gjithë hetimit që kanë ndodh normalisht që e detyrojnë që të njëjtat të trajtohen për faktin sepse kemi të bëjmë me një institucion të pavarur dhe kushtetues, dhe për këtë arsye dmth në rastin konkret që i bënë Avokati i Popullit janë detyruese që të merren parasysh nga institucioni që i drejtohen”, ka theksuar Flamur Kabashi – Hulumtues në IKD.

Megjithatë, duke u bazuar në përvojat e kaluara, avokati Anton Nrecaj shprehet skeptik se rekomandimet do të zbatohen në praktikë.
“Fatkeqësisht kjo praktikë është vetëm sa për sy e faqe sepse kemi shumë raste ku avokati i popullit ka gjetur se institucionet përkatëse respektivisht shteti ka shkelur të drejtat e njeriut dhe ka nxjerrë rekomandime për t’i dënuar ato shkelje por fatkeqësisht kemi shumë pak raste kur shteti i ka marr për bazë rekomandimet”, ka deklaruar Anton Nrecaj – Avokat.

Sindikata e Policisë së Kosovës kishte kërkuar monitorim nga Avokatit i Popullit lidhur me respektimin edhe të të drejtave të pesë zyrtarëve policorë.

- Advertisement -

Të Fundit