Kohëve të fundit ka marr vëmendjen e të gjithëve debati për shkëmbimin e kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Kjo temë ka qenë objekt diskutimi edhe në mediat shqiptare.
Avokati i njohur, Altin Goxhaj i ftuar në Fox News ka treguar dokumente, me të cilat ka thënë se dëshmohet e vërteta e kufijve Kosovë, Serbi, transmeton Indeksonline.
Më poshtë pjesë nga intervista e tij:
Kam dy grupe dokumentesh nga Kosova e Serbia që i lidh diçka, pra kam dokumente të rëndësishme.
Ky është dokumenti që vjen nga Serbia që u zbulua para një jave e që ishte bërë plani për copëtimin e Kosovës.
Është dokument zyrtar i publikuar në qershor të 2018 për copëtimin e Kosovës, në të cilin thuhet se Serbia ka për t’ia fal Kosovës një pjesë të vogël të saj dhe t’ia marr asaj një pjesë të madhe të territorit si Ujmanin, Trepçën dhe një pjesë tjetër të rëndësishme.
Nga ky dokument rezulton një dokument tjetër që tregon se kjo organizatë është themeluar në vitin 2007, e cila thuhet se ka përgatitur copëtimin e Kosovës.
Kjo organizatë (Soros) nuk përmendet në mediat shqiptare e kanë të ndaluar, u kanë ndaluar njerëzve të flasin në televizion në mënyrë që mos të përmendet Soros.
Por, nëse futeni në pasos.org zbuloni rrjetin që merret me përpilimin e raporteve e që në këtë rast përfaqëson Serbinë.
Por, është një dokument tjetër në Prishtinë, i cili përgatit po ashtu copëtimin e Kosovës i përgatitur në vitin 2017. Ky dokument është plani 456 faqesh që përgatit copëtimin e Kosovës.
Ajo që bie në sy është se nga disa autorë, janë dy grekë të rëndësishëm kanë përpiluar këtë raport, pra kështu e kuptoni kush ia bën Kosovës kryet dhe fundin.
Dy grekë në Kosovë janë kontraktuar për të përpiluar fundin e shqiptarëve.
A nuk u gjet një gjerman, amerikan, spanjoll, sllovak apo çka të di unë, por dy grekë me konflikt interesi, si mund të merren dy grekë për të bërë raporte të tilla?
Këtu ka një politikë shumë të qartë, ky nuk është skenar që ndodh sot, por ky studim është bërë në vitin 2017, këta kanë kohë që bëjnë këtë plan, e që është në fazën e fundit.
Pra plani ishte ti marrin termocentralin e vetëm dhe ujin e pijshëm që ka Kosova. I kanë studiuar mirë, tokat më të mira që kishte ish-Jugosllavia që i shfrytëzonte.
Unë i njoh mirë të dhënat e Kosovës sepse i kam studiuar ato vende. Kosova është një nga pasuritë bazë të botës, të cilën ka nevojë për ta pasur. E gjitha kjo ndarje e gjithë ky copëtim nuk është bërë spontanisht, por është skenar.
U vërtetua që Edi Rama ishte garantues edhe te Thaçi edhe te Vuçiq. Sorosi ka një mijë arsye për të bërë këtë gjë, amerikanët bënë një lojë shumë të bukur.