back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaRegjionaleDrenasAvokati Gazmend Halilaj nga paraburgimi në arrest shtëpiak

Avokati Gazmend Halilaj nga paraburgimi në arrest shtëpiak

Të ngjajshme

Të gjitha vendimet që mori sot Qeveria në detyrë

Qeveria në detyrë ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës. Në...

1 vit burgim me kusht për burrin që goditi një grua me grushte e shuplaka

Gjykata Themelore në Prishtinë, me gjykatës Sabit Sadikaj, ka...

Simboli i Ujkut, FSK dëshmon nivelin e lartë të përgatitjes profesionale

Forca e Sigurisë së Kosovës ka realizuar me sukses...

Rama njofton rihapjen e TikTok në Shqipëri: Kemi bërë partneritet me platformën

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se platforma e rrjetit...

Prokurori i rastit ka marrë vendim që avokatit nga Drenasi, Gazmend Halilajt, i dyshuar për përfshirje në rastin e abuzimit seksual të 16 vjeçares nga Drenasi, t’i ndërrohet masa nga paraburgim të arrest shtëpiak.

Rastin për Periskopin e ka konfirmuar kryeprokurori Imer Beka, i cili ka thënë se  vendimi për ndërrimin e masës së sigurisë është i prokurorit të rastit.

“Po masa e paraburgimit i është ndërruar me arrest shtëpiak. Prokurori i çështjes e ka menduar ashtu, edhe ka vendosur t’ia ndërrojë masën. Nga paraburgimi,  në arrest shtëpiak. Prokurorit nuk i është dashur më shumë qëndrimi në paraburgim, dhe ia ka ndërruar masën”, ka thënë Beka për Periskopin.

I pyetur se deri kur do të mbetet në fuqi masa për arrest shtëpiak, kryeprokurori Beka ka thënë se prokurori i rastit po ashtu do të vendos për një gjë të tillë, varësisht për rrjedhës së hetimeve.

“Prokurori vendos se sa do të zgjat kjo masë e arrestit shtëpiak. Prokurori po punon intensivisht për rastin e 16 vjeçares”, ka thënë Beka.

Gazmend Halilaj është klasifikuar nga organet e hetuesisë si një nga të dyshuarit për rastin e abuzimit seksual për rastin e 16 vjeçares nga Drenasi.

Lidhur me këtë rast, të arrestuar kishin përfunduar edhe profesori Shkelzen Xhekaj dhe hetuesi policor, Vesel Veseli, si të dyshuar për abuzim seksual me të miturën nga Drenasi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz