Familja Isufi është përballur me një situatë tejet të sikletshme.
Yll Iusufi së bashku me katër anëtarët tjerë të familjes është detyruar me forcë të largohet nga shtëpia, transmeton lajmi.net.
Në një storie të realizuar nga “Ballkani Plus”, shihet përmbaruesi duke i larguar me forcë familjen pesë anëtarëshe, pasi që banka ia kishte shitur dikujt tjetër shtëpinë.
“Fëmija më i vogël është 2018, i dyti 2016, ndërsa vajza është 2015sh. Mosha më e madhe e fëmijët është 11 vjet. Ndërsa gruaja vuan, nga një tumor në kokë që e ka hequr, e cila uroj të jetë mirë, e këtyre provokimeve të krimit të organizuar të cilët kanë për ide të mbjellin panik në gra e fëmijë, do të ju vije fundi.”, tha Yll Jusufi.
Në video shihet se si përmbaruesit thyejnë derën dhe nxjerrin me pranga dhe po ashtu i heqin nga shtëpia edhe fëmijët.
Po ashtu, përmbaruesi përplaset me avokatin dhe i kërkon që të “mos e teproj”.
VIDEO E PLOTË: