BallinaLajmeAventura me sigurimet shëndetësore

Aventura me sigurimet shëndetësore

Të ngjajshme

Raportuesi estonez uron Kurtin për kompromiset: Besoj se është e dobishme për BE’në dhe Kosovën

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Europian, Riho Terras, ka...

KPK-ja me mbledhje të jashtëzakonshme, në rend të ditës dy pika interesante

Këshilli Prokurorial i Kosovës do të mbajë të hënën...

Barcelona, një nga klubet që po interesohet për yllin 60-milionësh të Bundesligës

Barcelona pritet të jetë shumë aktive në afatin kalimtar...

Vritet në Greqi një tifoz 20 vjeçar

Një ndeshje e ligës greke të basketbollit midis PAOK...

West Hami ja lehtëson Arsenalit, merr një pikë të rëndësishme ndaj Cityt

Ka përfunduar ndeshja e Premierligës mes West Hamit dhe...

Ministria e Shëndetësisë ka vendosur t’i hyjë aventurës së implementimit të Ligjit për sigurime shëndetësore duke e shkelur këtë ligj. Ky institucion nga muaji korrik po planifikon të fillojë mbledhjen e premiumeve nga qytetarët, por ende nuk dihet se kur qytetarët do të përfitojnë nga këto sigurime.

Ministria e Shëndetësisë nuk ka finalizuar asnjë veprim që do ta bënte të zbatueshëm këtë ligj, por nga fillimi i muajit të ardhshëm të gjithë të punësuarit në sektorin publik do të ndajnë 3.5 për qind të pagës për të marrë “shërbime më cilësore” shëndetësore, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ligji i cili po konsiderohet si baza e reformës së shëndetësisë e nisur para shumë kohësh rrezikon t’i kthehet Kosovës në bumerang nëse institucionet nuk tregohen të kujdesshme. Vonesat në krijimin e kushteve për fillimin e implementimit të këtij ligji mund ta thellojnë krizën në shëndetësi. Ata që pritet të përfitojnë nga zbatimi i ligjit pa krijimin e kushteve janë sektori privat.

Ngutja për të filluar zbatimin e ligjit nuk e ka ngutur shtetin që të investojë në spitalet publike. Në mungesë kushtesh, aparaturash e hapësirash ky sektor jo vetëm që nuk është i gatshëm të mbijetojë, por madje rrezikon që t’i falimentojnë shumë shërbime. Por edhe spitalet publike janë treguar “zemërgjerë” me spitalet private.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz