BallinaLajmeAvdullah Hoti i thotë Edi Ramës: Po tregon mos respekt për ne...

Avdullah Hoti i thotë Edi Ramës: Po tregon mos respekt për ne kasovarët

Të ngjajshme

Tottenhami merr një pikë të artë në “Anfield”

Tottenhami ishte sot mysafir i Liverpoolit në “Anfield”, me...

Tottenham mban gjallë shpresat për të shpëtuar, barazon ndaj Liverpoolit

Skuadra e Liverpoolit ka barazuar 1:1 ndaj Tottenham Hotspur...

Rilindja 1974 e prezanton trajnerin e ri pas largimit të Faruk Statovcit

KF Rilindja 1974 prezanton Granit Dervishollin si trajner të...

Immobile tregon arsyen se pse e refuzoi Milanin: Ishte e vështirë t’i thoja “jo”

Ciro Immobile ka zbuluar se Milani bëri një përpjekje...

Anëtari i Kryesisë së LDK’së, Avdullah Hoti, ka dalë kundër idesë së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për një president të përbashkët të të dy shteteve.

Hoti ka thënë se kjo është mungesë respekti për aspiratat e kosovarëve.

“Propozimi i Edi Ramës për president mbarëkombëtar është mungesë respekti për aspiratat e kosovarëve për shtet të pavarur, të integruar në BE dhe NATO”, ka shkruar Hoti, në një reagim në FB.

Shefi i Qeverisë shqiptare, Edi Rama, ka propozuar një President gjithëkombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë.

Këto dy propozime, Rama i ka bërë gjatë fjalimit në Kuvendin e Kosovës, për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

“Kosova dhe Shqipëria do të kenë një politikë të jashtme e jo veç ambasada dhe përfaqësi diplomatike të njëjta po pse jo një president simbol të unitetit kombëtarë dhe një politikë kombëtare të sigurisë”, ka thënë Rama, në fjalimin e tij./Insajderi.com

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz