back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaLajmeAvdullah Hoti kryeministër i koalicionit LANA?

Avdullah Hoti kryeministër i koalicionit LANA?

Të ngjajshme

Gazmend Muhaxheri: Sot i dhamë një shansë të re Abdixhikut

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka thënë se konfirmimi...

Dezinsektimi i kushton afro 800 mijë euro Komunës së Prishtinës

Komuna e Prishtinës ka nënshkruar kontratën që do të...

Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP (Video)

Limi ka zbuluar arsyet se pse ka ndërprerë rrugëtimin...

Pas më shumë se një orë mbledhjeje, Kryesia e LDK-së ka shkuar në pauzë.

Aty është duke u diskutuar për emrin e kandidatit për kryeministër nga kjo parti, shkruan lajmi.net.

Nga zhvillimet e fundit brenda Kryesisë, merret vesh se kryetari i partisë, Isa Mustafa ka hequr dorë nga mundësia që ai të jetë kandidat për të parin e qeverisë.Aktualisht, janë edhe dy emra të cilët janë shumë të mundshëm që njëri prej tyre të jetë në kandidaturë për kryeministër.Lutfi Haziri, kryetar i Gjilanit, dhe Avdullah Hoti, ish-zëvendëskryeministër janë emrat më të mundshëm, ku pas pauzës në Kryesi, pritet që njëri nga ta të zgjidhet edhe zyrtarisht.

Sidoqoftë, nga rrjedha e deritanishme, pritet që Avdullah Hoti të jetë edhe zyrtarisht kandidat nga Lidhja Demokratike e Kosovës.Hoti edhe në të kaluarën kishte qenë kandidat për kryeministër si bartës i listës së LDK-së.Emri i tij, si kandidat për kryeministër në qeverinë e re, ishte përfolur në publik qysh pas rrëzimit të Kurtit.Në mandatin e fundit, Hoti ishte shkarkuar nga pozita e zëvendëskryeministrit nga i pari i qeverisë, Albin Kurti. /Lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz