back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeAUV tërheq nga tregu dy produkte APTAMIL për fëmijë, për shkak të...

AUV tërheq nga tregu dy produkte APTAMIL për fëmijë, për shkak të pranisë së një substance të rrezikshme

Të ngjajshme

Dallaveret me vota/ 1 muaj paraburgim për 5 komisionerë të Prizrenit

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda,...

Elijona niset me urgjencë drejt spitalit pak minuta para Prime-it

Pak minuta para nisjes së Prime-it të Big Brother...

Forca e Sigurisë së Kosovës pjesëmarrëse në ushtrimin ndërkombëtar “KFOR 36”

Kontingjenti i FSK-së me kapacitete mjekësore ROL 1, që...

Gjermania drejt heqjes së ditës tetë orëshe të punës

Ministria Gjermane e Ekonomisë po promovon heqjen e ditës...

Tahiri: Gjykata rrëzon vendimin për grabitjen e pronës publike në Prishtinë

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka bërë të ditur...

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar opinionin publik për tërheqjen nga tregu të produkteve APTAMIL 1 PRONUTRA 800 gr. ADVANC dhe APTAMIL PRE PROFUTURA DUO ADVA 800 gr, pas konstatimit të pranisë së substancës Cereulide në formulën e ushqimit për fëmijë.

Sipas AUV-së, njoftimi është pranuar nga Republika e Shqipërisë, përkatësisht nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, i cili është informuar përmes Sistemit të Paralajmërimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë (RASFF), me numër reference 2026.0663. Produktet kanë origjinë nga Gjermania, shkruan IndeksOnline.

Autoritetet shqiptare kanë njoftuar se subjekti “Rossmann & LALA SH.P.K.” në Shqipëri ka eksportuar produktin APTAMIL 1 PRONUTRA 800 gr. ADVANC, lot 172911, me datë skadimi 10.11.2026, në Republikën e Kosovës për kompaninë Rossmann Kosova.

Po ashtu, pas inspektimit të depos së kompanisë Rossmann Kosova, inspektorët kanë konstatuar se kompania ka nisur tërheqjen edhe të produktit APTAMIL PRE PROFUTURA DUO ADVA 800 gr, me numër artikulli 405663100.

AUV ka bërë të ditur se, në bashkëpunim me kompaninë përkatëse, është duke u realizuar grumbullimi dhe bllokimi i këtyre produkteve dhe se së shpejti do të fillojë procesi i asgjësimit të tyre, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Agjencia u bën thirrje qytetarëve që të mos i përdorin këto produkte dhe t’i kthejnë ato në pikat e shitjes./IndeksOnline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz