Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) ka sekuestruar ushqim të pasigurt me origjinë të panjohur në një automjet në zonën Çuçer-Sandevë, përcjell TV21.
Sipas raportimeve, pas marrjes së një njoftimi, me ndërhyrjen e Njësisë për Krime Ekonomike dhe Kompjuterike në SPB Shkup, u krye një inspektim i jashtëzakonshëm i automjetit që transportonte ushqim me origjinë të panjohur. Gjatë kontrollit, u gjetën:
- 1.060 kilogramë arra të shtypura
- 581 kilogramë kikirikë të mbështjellë me erëza, pa etiketim dhe pa informacion të nevojshëm për konsumatorët
Në të njëjtën dërgesë u zbuluan edhe 900 kilogramë arra indiane, të deklaruara si duhet.