back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeAUV-i asgjëson 2064 kilogramë mish pule, kishte salmonellë

AUV-i asgjëson 2064 kilogramë mish pule, kishte salmonellë

Të ngjajshme

Aksion policor në Malishevë: Pesë persona kapen duke luajtur bixhoz

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka...

Moti mbi vendin tonë

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me...

Arrestohet një person në Mitrovicë për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit

Një person është arrestuar me urdhër të Prokurorisë Speciale...

Moti mbi vendin tonë

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me...

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Republikës së Kosovës, duke iu referuar njoftimit të pranuar nga Komisioni Evropian – Sistemi i Paralajmërimit të Shpejtë për Ushqim (RASFF), ka njoftuar se gjatë kontrollit të kryer në një ngarkesë të produktit MDM pule, të importuar nga Polonia, me prodhues CEDROB S.A., Ubojnia Drobiu Ujazdówek, dhe të importuar nga kompania KAJMAK SHPK, Prizren, është konstatuar prania e bakterit Salmonella spp.

Pas pranimit të njoftimit nga RASFF dhe me kërkesë të kompanisë KAJMAK SHPK, përmes inspektimeve të realizuara nga AUV, është vërtetuar prania e salmonelës në sasinë 2064 kilogramë mish pule.

Pas konstatimit të këtij rasti, sasia e importuar është asgjësuar në përputhje me procedurat ligjore në fuqi dhe standardet e sigurisë ushqimore.

“AUV vazhdon të monitorojë situatën me kujdes të shtuar dhe të bashkëpunojë ngushtë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, si dhe me bizneset që merren me importin e mishit, me qëllim të identifikimit dhe parandalimit të rasteve të ngjashme, për të siguruar ushqim të sigurt dhe në përputhje me standardet evropiane” thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz