back to top
Sunday, February 8, 2026
BallinaLajmeAUV heq nga tregu produktet Aptamil për foshnje pas dyshimeve për prani...

AUV heq nga tregu produktet Aptamil për foshnje pas dyshimeve për prani të toksinës Cereulide

Të ngjajshme

Aksident mes një veture dhe një motoçiklete në Gjakovë, Policia jep detaje

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Osek Hilë...

Barazon City, shënon Bernardo Silva

Manchester City ka barazuar rezultatin në “Anfield” ndaj Liverpoolit. Është...

Tjetër gol në “Anfield”, City barazon rezultatin ndaj Liverpoolit

Skuadra e Manchester Cityt ka barazuar rezultatin ndaj Liverpoolit...

Benita refuzon të shkoj në dasmën e Klodit dhe Elijonës

Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4 sonte...

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUV) ka njoftuar se, përmes Sistemit të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF), ka pranuar disa njoftime lidhur me praninë e toksinës Cereulide në produkte të qumështit formulë për foshnje të markës Aptamil.

Sipas AUV-së, njoftimet zyrtare nga RASFF përfshijnë: njoftimin me nr. 2026.0663 për produkte të prodhuara në Gjermani, njoftimin nr. 2026.1018 për produkte të prodhuara në Holandë, si dhe njoftimin nr. 2026.1017 për formula për foshnje dhe formula për qëllime mjekësore të prodhuara në Irlandë.

Për shkak të nivelit të rrezikut të konsideruar serioz, AUV ka bërë të ditur se, në bashkëpunim me kompaninë importuese UNION sh.p.k. nga Vushtrria, janë ndërmarrë masa të menjëhershme për tërheqjen e këtyre produkteve nga tregu i Kosovës.

AUV u ka bërë thirrje të gjitha bizneseve që të ndërpresin menjëherë shitjen e produkteve të përfshira në njoftim, ndërsa konsumatorëve u rekomandon që produktet e tilla të mos i përdorin dhe t’i kthejnë ato në pikat përkatëse të shitjes.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka theksuar se mbetet e përkushtuar në monitorimin e vazhdueshëm të tregut dhe në zbatimin e masave parandaluese dhe kontrolluese, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve në Republikën e Kosovës. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

Të Fundit

Sport

ShowBiz