Autoriteti palestinez e ka përshkruan planin izraelit si një përshkallëzim të ri të luftës që kërcënon ‘stabilitetin rajonal’.
Në të njëjtën kohë autoriteti palestinez ka bërë thirrje për ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Këshillit të OKB-së.
“Politikat e Izraelit që përfshijnë okupimin e Gazës, përpjekjet për të aneksuar Bregun Perëndimor dhe judaizimin e Jerusalemit do të mbyllin të gjitha dyert për sigurinë dhe stabilitetin në nivel rajonal dhe në atë global”, tha zëdhënësi i presidencës palestineze, Nabil Abu Rudeina.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu miratoi një fazë të re të operacioneve ushtarake kundër Hamasit në Rripin e Gazës të enjten në mbrëmje, e cila parashikon pushtimin e plotë të Gazës.
Shpallja e këtij plani shkaktoi reagime të ashpra të ndërkombëtareve.