Autoritetet turke: Tri sulme nga tre persona në Aeroportin e Stambollit
BILLI
Lexo edheKryeministri turk: 36 të vdekur – sulmuesit erdhën me taksi
Turqia zyrtarisht ka konfirmuar se tre persona kanë qenë të përfshirë në sulmin e së martës në mbrëmje në Aeroportin Ndërkombëtar të Stambollit.
Sipas zyrtarëve turq, dy nga sulmuesit ishin në terminalin e ardhjeve, ndërsa sulmuesi i tretë është vrarë në parkingun e aeroportit.
Nga tre sulmet në Aeroportin Ataturk mbetën të vrarë, zyrtarisht deri tani 31 persona, ndërsa 147 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Lexo edheKryeministri turk: 36 të vdekur – sulmuesit erdhën me taksi
Sipas zyrtarëve, të paktën njëri nga sulmuesit është plagosur nga policia dhe asnjëri sulmues nuk kishte kaluar kontrollet e sigurisë në Aeroport.