back to top
Wednesday, December 24, 2025
BallinaLajmeAutoritetet japin alarmin: Dy peshq të rrezikshëm dhe helmues po pushtojnë detin...

Autoritetet japin alarmin: Dy peshq të rrezikshëm dhe helmues po pushtojnë detin Adriatik

Të ngjajshme

Blerim Sallahu nënshkruan Projekt-Kodin e Etikës për Ekspertët Gjyqësorë

Ministri i Drejtësisë dhe njëherit kandidati për deputet nga...

Një i lënduar nga aksidenti në rrugën e Varoshit

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sonte në...

​KEK del me njoftim për punonjësit e vet

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) përmes një njoftimi për...
- Advertisement -

Rikthehet alarmi i pushtimit të detit Mesdhe nga peshqit tropikalë.
Së fundmi janë shfaqur dy miq të padëshiruar, të cilët janë peshq të rrezikshëm dhe helmues.

- Advertisement -

Autoriteti detar italian bën të ditur se peshku akrep dhe peshku top me njolla vijojnë zgjerimin e tyre gjeografik në detet tona.

Peshku akrep është parë për herë të parë në Mesdhe në vitin 2013. Fillimisht u fut aksidentalisht në Florida të SHBA në fund të viteve 80, duke pushtuar detin e Caraibeve dhe një pjesë të mirë të brigjeve të Atlantikut, deri sa arriti të kalojë kanalin e Suezit për t’u përhapur në Mesdhe.

Ky peshk është i pajisur me gjemba të gjatë dhe helmues dhe në rast të kontaktit pjesa e lënduar duhet shpëlarë mirë me ujë të nxehtë për të ulur efikasitetin e veprimit të helmit.

Edhe peshku top është shumë helmues dhe duhet evituar prekja apo konsumimi i tij, pasi efekti toksik ngelet i pandryshuar edhe pas gatimit. Ndërkohë që ekspertët thonë se ka një kafshim shumë të fuqishëm dhe duhet patur shumë kujdes./klan

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz