back to top
Friday, October 24, 2025
BallinaLajmeAustri: Dënohet kosovari, kishte tentuar të siguronte dokumente false për atentatorin e...

Austri: Dënohet kosovari, kishte tentuar të siguronte dokumente false për atentatorin e Vjenës

Të ngjajshme

Rubio: SHBA po shqyrton vendosjen e forcave ndërkombëtare në Gaza

Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mënyra për dislokimin e...

​Komisioni i BE-së raporton TikTok dhe Meta për shkelje paraprake të rregullave

Komisioni Evropian të premten paraprakisht i gjeti TikTok dhe...

Kosova shtyn zbatimin e rreptë të Ligjit për të huajt dhe për Automjete

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka shtyrë...

Osmani me politikanët gjermanë: Ritheksova përkushtimin e Kosovës për partneritet

Derisa po qëndron në kryeqytetin gjerman, presidentja e vendit,...

Një kosovar 30 vjeçar është dënuar të premten në Linz të Austrisë me pesë muaj burgim për shkak se ishte përpjekur të siguronte dokumente false për atentatorin e terrorit në Vjenë, rast i cili ndodhi me 2 nëntor të vitit të kaluar.

Sipas kësaj aktakuze terroristi vjenez dëshironte të udhëtonte në Siri pesë muaj para atentatit. Kosovari prej muajsh ishte në paraburgim gjatë hetimeve kundër ndihmëseve dhe bashkëpunëtorëve të K.F. i quajtur tashmë si terroristi i Vjenës.

Periudha e gjykimit për një dënim me kusht për të është zgjatur në pesë vjet. Ndërkohë, ai është liruar nga akuzat për anëtarësim në një grup terrorist dhe organizatë kriminale.

Sipas aktakuzës, terroristi i Vjenës thuhet se i ka kërkuar të pandehurit dokumente false për të udhëtuar në Siri dhe për t’iu bashkuar IS -it. Ky dyshim mbështetet nga një transferim i datës 14 maj 2020, kur K.F. supozohet se i kishte transferuar të pandehurit 1400 euro.

Gjithnjë sipas aktakuzës thuhet se një shok i burgosur i vëllait të tij kishte kontakte me terroristin K.F., shkruan krone.at.

Mirëpo vet i pandehuri i cili ishte ilegalisht në Austri pas dënimit me burg prej gjashtë vitesh për disa precedentë të tjera penale, kishte thënë në gjykatë se nuk di asgjë për prejardhjen e atentatorit. Si përfundim, marrëveshja me një falsifikator në Itali nuk u realizua.

„Ai donte dokumente, unë doja para“

Prokurori nuk e beson në atë që thotë. “Një organizatë si IS ka nevojë për një infrastrukturë të caktuar. Dhe i pandehuri u përpoq ta vinte në dispozicion.” I pandehuri iu kundërpërgjigj: “Ai donte një dokument dhe unë doja para., shkruan krone.at, përcjell albinfo.at

Pas vendimit përfundimtar, kosovari është liruar. Ai kishte vuajtur tashmë pesë muajt e paraburgimit.

Sipas krone.at, i pandehuri pas lirimit nga aktgjykimi, do të dëbohet për në Kosovë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz