Pas Chariot në Shtetet e Bashkuara, lind një tjetër shërbim i tipit Uber, i gjithë femëror, dhe synon që pasagjerët të ndihen të sigurta. Aplikacioni i ri sipas TechSot.al, quhet Shebah dhe ëhstë lancuar në Australi, me rastin e 8 marsit. Shërbimi tani është i disponueshëm në Melbourne, Brisbane dhe në gjirin turistik bregdetar, Gold Coast.
Shërbimi taksi pohon Techsot.al, i përjashton burrat, edhe nëse këta janë cift, por pranon meshkuj deri në 12 vjec, nëse janë të shoqëruar nga nëna apo motra e tyre maxhorene,. Aktualisht janë rekrutuar qindra teze dhe halla shofere, me misionin e vetëm për të siguruar qetësi për pasagjerët vulnerabël. Psh në netët e vona kur ndonjëra prej femrave mund të ketë pirë shumë.
Shebah i fton gratë të shijojnë sigurinë e tyre personale, me qetësinë e të qënit pjesë e një rrjeti i gjithi femëror, falë një transporti taksi të drejtuar nga një grua.
TechSot, ka zbuluar se themeluesja është një ish shofere e Uber, Georgina McEncroe, nënë beqare e dy fëmijëve, që ka për qëllim, rritjen e sigurisë tek femrat, dhe sigurimin e një fleksible për to. Në SHBA, majin e kaluar u lancua “Chariot”, ku si pasagjerët dhe drejtueset e mjetit mund të jenë femra. Idea për këtë shërbim në Amerikë, erdhi nga ish shoferi i Uber Michael Pelletz.


