back to top
Thursday, December 11, 2025
BallinaLajme“Atyre që nuk më kanë votuar, ju raftë Covidi”

“Atyre që nuk më kanë votuar, ju raftë Covidi”

Të ngjajshme

Dy të vdekur pas shembjes së një biblioteke në Korenë e Jugut

Dy punëtorë vdiqën dhe dy të tjerë rezultojnë të...

Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Evropë

Donald Trump, ndonëse në rënie popullariteti në SHBA, rezulton...

Ndodh më në fund: Toney ia rrëmben puthjen Benitës (VIDEO)

Tash e disa ditë, Toney dhe Benita kanë treguar...

Zyrtare: Formacioni startuese i Dritës kundër Az Alkmaar-it

Sonte, nga ora 18:45. Drita do të zhvilloj ndeshjen...

“Unë shpesh bëj statuse me doza të larta të sarkazmi për të goditur një fenomen dhe t’i bëjë shokët e mi të qeshin sepse ata e dinë që nuk është forma ime e komunikimit. Ata e dinë që unë nuk jam njeri që ja dëshiroj dikujt COVID-19 apo kancerin”.

Haki Morina ishte kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për t’u bërë deputet në garën zgjedhore të 14 shkurtit.

Pasi nuk e arriti mbështetjen e elektoratit për ta zënë një ulëse në Kuvend, ai bërë një postim interesant në llogarinë e tij në Facebook.

“Ata që (pa ua kërkuar) ma kanë premtuar votën, e s’ma kanë dhënë, ju rafte COVID-19”.

I ftuar në Klan Kosova, ai e ka thënë se këtë koment e ka bërë në formë shakaje për miqtë e tij të rrjetit social dhe jo për opinionin e gjerë.

“Unë shpesh bëj statuse me doza të larta të sarkazmi për të goditur një fenomen dhe t’i bëjë shokët e mi të qeshin sepse ata e dinë që nuk është forma ime e komunikimit. Ata e dinë që unë nuk jam njeri që ja dëshiroj dikujt COVID-19 apo kancerin”.

“Unë nuk e kam bërë atë status për publikun e gjerë, por vetëm për miqtë e mi. Nuk më ka shkuar mendja që do të ekzagjerohet në këtë mënyrë kaq mizore”.

“Ju kam drejtuar mashtruesve, por jo votuesve siç është keqinterpretuar kinse unë i kam mallkuar ata”.

“Në këtë rast ju kam drejtuar vetëm disa individëve që pa ua kërkuar, kanë premtuar përkrahje”.

“E para është që një individ që më është lajmëruar se do të lobonte për mua, kur është shikuar vendvotimi i tij nuk është bërë asnjë votë”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz