back to top
Monday, February 9, 2026
BallinaBotëAty ku filloi koronavirusi një vit më parë, çfarë kërkojnë shkencëtarët

Aty ku filloi koronavirusi një vit më parë, çfarë kërkojnë shkencëtarët

Të ngjajshme

Leao kthehet në vendlindje, viziton ish-klubin e tij të fëmijërisë

Anësori portugez, Rafael Leao po qëndron në vizitë në...

Zbulimi unik: Pirrouet®️ Tulla e parë fasadës që absorbon dioksidin e karbonit

Nga një karrierë shumëvjeçare në gazetari, drejt sipërmarrjes dhe...

Ambasadori amerikan: SHBA nuk synon ta shpërbëjë NATO-n, por ta forcojë atë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në NATO, Matthew Whitaker,...

Një ekip i ekspertëve ndërkombëtarë është takuar me shkencëtarët kinezë dhe ka vizituar një spital në Vuhan të Kinës, në të cilin janë trajtuar pacientët e parë, pas zbulimit të koronavirusit të ri.

Ekipi i caktuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë po heton origjinën e koronavirusit.

Ekspertët kanë planifikuar vizita në laboratore, tregje dhe spitale të Vuhanit.

Misioni hulumtues është përballur me vështirësi të nisjes së punës, pasi Kina i kishte kërkuar OBSH-së më shumë kohë për të lejuar vizitën.

Madje, zyrtarët kinezë dhe mediat shtetërore janë përpjekur të hedhin dyshime, nëse virusi e ka origjinën në Kinë.

Më 28 janar, familjarët e viktimave që vdiqën nga koronavirusi në Wuhan të Kinës, thanë se autoritetet kineze kanë fshirë një grup në mediat sociale që ata kanë pasur dhe po u bëjnë presion që të mos flasin.

Dhjetëra familjarë të viktimave janë bashkuar në platformat online, për të kërkuar përgjegjësi nga zyrtarët e Vuhanit, të cilët ata i fajësojnë se nuk e kanë trajtuar siç duhet situatën, kur në fund të vitit 2020 u regjistruan rastet e para me koronavirusin e ri, shkruan AFP.

Koronavirusi i ri besohet se ka origjinën nga lakuriqët dhe fillimisht është përhapur në një treg në Wuhan ku shtazët e egra shiten si ushqim.

Por, për këtë teori dihet shumë pak.

Një tjetër teori, të cilën e ka përmendur vazhdimisht edhe ish-presidenti amerikan, Donald Trump, është që virusi ka dalë nga një laborator në Wuhan, ku shkencëtarët ishin duke studiuar koronavirusët.

Universiteti Johns Hopkins me seli në SHBA raporton se deri më 29 janar 2021, nga koronavirusi i ri në botë janë infektuar 101.517.663 njerëz, prej të cilëve 2.192.399 kanë vdekur ndërsa 56.117.793

Shifrat besohet të jenë më të larta./REL/

Të Fundit

Sport

ShowBiz