back to top
Friday, March 6, 2026
BallinaAtletico shkatërron Real Madridin, tregon forcën e kampionit

Atletico shkatërron Real Madridin, tregon forcën e kampionit

Të ngjajshme

Haxhiu thotë se seanca për Presidentit mund të vazhdojë nëse plotësohen kushtet

Është ndërprerë seanca për zgjedhjen e Presidentit të vendit,...

Ylli me fitore në Prishtinë

Golden Eagle Ylli shënoi fitore si mysafir në Prishtinë,...
Atletico Madrid edhe një herë ka vërtetuar se jo rastësisht është kampion në La Liga. Skuadra e Diego Simeones, i ka mbajtur mësim Real Madridit në Vicente Calderon, duke e mposhtur me rezultat 4:0. Reali në këtë ndeshje hyri me disa mungesa të rëndësishme në mbrojtje, ndërsa te Atletico, Torres e nisi ndeshjen nga bankina. Dy golat e parë të Atleticos erdhën në fillim të pjesës së parë. Ishte Tiago që në minutën e 14’, shënoi golin e parë të ndeshjes, ndërsa në minutën e 18’, Niguez me një gol të jashtëzakonshëm, dyfishoi epërsinë. Me këtë rezultat edhe përfundoi pjesa e parë. Në pjesën e dytë ishte përsëri Atletico që shënoi dy gola.Ishte lojtari më në formë, francezi Griezmann, që në minutën e 67’, hipotekoi fitoren për skuadrën e tij, ndërsa Mario Mandzukic në minutën e 89’, shënoi për poshtërimin e Realit. Ndërsa topi i artë ishte hije në fushë nuk mundi t’i ndihmoj ekipit të ti. Reali edhe pas kësaj humbje, mbetet lider me 54 pikë, ndërsa Atletico në vendin e tretë me 50 pikë, 50 pikë ka edhe Barcelona, që renditet në vendin e dytë dhe ka një ndeshje më pak të luajtur.
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz