BallinaLajmeATK-ja dhe Dogana në aksion ndaj lokaleve të mobi-shopeve nëpër Kosovë!

ATK-ja dhe Dogana në aksion ndaj lokaleve të mobi-shopeve nëpër Kosovë!

Të ngjajshme

“Fadil Vokrri” gati për të pritur finalen e madhe Kosovë-Turqi

Na ndajnë dhe pak orë nga fillimi i ndeshjes...

“Kosova e Zhegrovës dhe Turqia e Yildizit”, Juventusi shkruan për yjet e tij

Klubi i madh italian, Juventusi ka bërë një postim...

KFOR dhe Forcat Zvicerane zhvillojnë trajnim të përbashkët në Novoselë

Forcat e aviacionit dhe ato tokësore të caktuara në...

Kurti përkujton të vrarët në masakrën e Pastaselit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar të vrarët...

Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, sot është duke zhvilluar aksion në Prishtinë te disa subjekte, nga sektori që veprimtari kanë shitjen dhe servisimin e telefonave mobilë të njohur ndryshe edhe si mobi shope.

Qëllimi këtij aksioni është parandalimi dhe luftimi i ekonomisë jo formale në këtë sektor, i cili është vlerësuar paraprakisht se ka rrisk të lartë të informalitetit.

Ky aksion është duke u zhvilluar edhe në këto momente, ku deri tani janë duke kontrolluar disa subjekte, mirëpo ATK-ja dhe Dogana do t’ju mbajnë të informuar në kohë rreth ecurisë së aksionit, përmes një konference shtypi ose përmes një komunikatë të zgjeruar shtypi.

ATK-ja të gjitha aktivitetet e saj për luftimin dhe parandalimin e ekonomisë jo formale i ka në harmoni me Strategjinë kombëtare të Republikës së Kosovës për parandalimin dhe luftimin e ekonomisë jo formale, pastrimin e parave, financimin e terrorizmit dhe krimeve financiare 2019-2023, si dhe bazuar në Planin operativ të ATK-së, analizën e rriskut dhe Departamentin e Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz