back to top
Saturday, December 6, 2025
BallinaLajmeAtifetja sfidon Hashimin, Ramushin, Kadriun dhe disa ambasadorë me një pemë

Atifetja sfidon Hashimin, Ramushin, Kadriun dhe disa ambasadorë me një pemë

Të ngjajshme

Ish presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, ka mbjellur një pemë në oborrin e shkollës “Sami Frashëri” në Prishtinë në kuadër të kampanjës “Mbjelle një pemë”

Nuk bëhet i ditur identiteti i pemës së mbjellur, por ka mundësi të jetë saliks integra.

Por, Jahjaga ka sfiduar për ta bërë një gjë të tillë presidentin aktual Hashim Thaçin, kryeministrin Ramush Haradinaj, kryetarin e kuvendit, Kadri Veselin dhe disa ambasadorë të vendeve të huaja në vend, shkruan Periskopi.

Nuk dihet nëse të lartpërmendurit do ta avancojnë këtë kampanjë apo thjesht do ta shpërfillin ish presidenten e vendit.

Kosova mbetet në hall të madh me hapësirat e pakta të gjelbëruara dhe me mbeturinat e kudondodhura. /Periskopi

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz