BallinaSportAtalanta në Champions? Pritje madhështore për Gjimshitin me shokë (video)

Atalanta në Champions? Pritje madhështore për Gjimshitin me shokë (video)

Të ngjajshme

Për hajër ribashkimi? Leo dhe Lela shtojnë dyshimet këtë të diel

A janë përsëri bashkë Lela dhe Leo? Kjo është...

Moti për 5 ditët e ardhshme

Sipas Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, java në vijim do...
Atalanta e vendos veten në zonën “Champions” dhe tifozët e saj çmenden me të drejtë. Skuadra e dy shqiptarëve, Berat Djimsiti dhe Etrit Berisha, me të parin titullar dhe autor të një goli në fitoren 3-1 ndaj Lazios (portieri kuqezi vijon të ngrohë stolin bergamask), u prit nga rreth një mijë përkrahës, kur u kthyen nga kryeqyteti.

Ata ishin mbledhur jashtë qendrës sportive “Zingonia” për të pritur plot entuziasëm, tym e flakë skuadrën e zemrës. Shumë kore frenetike për lojtarët, por sidomos për Gasperini, më të lavdëruarin. Në “Zingonia” janë të gjithë: fëmijë, të rritur, familje. Fotoja e ditës është një fëmijë mbi shpatullat e babait, i cili i përshëndet idhujt e tij.

Atalanta po kalon një moment historik për klubin dhe tifozët e saj, të cilët e mirëpritën skuadrën ashtu siç duhet. Ata e kishin bërë tashmë këtë edhe pas fitores në “San Paolo”, kundër Napolit, por tani besojnë vërtet te përmbushja e ëndrrës së madhe. Zikaltërve u kanë mbetur të luhen edhe 3 ndeshje: kundër Genoa, Juventus dhe Sassuolo. 7 pikë në këto tri sfida janë të nevojshme për një ëndërr kaq të madhe, Champions-in.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz