Aston Villa interesohet për Endrickun e Real Madridit
dp

Lexo edheVrioni shënon sërish në Bundesliga, sulmuesi shqiptar realizoi ndaj RB Salzburgut

Sulmuesi brazilian Endrick po shqyrton seriozisht mundësinë e largimit në huazim nga Real Madridi, me synimin për të siguruar më shumë minuta dhe një rol më të rëndësishëm në formacion.
Sipas raportimeve, 19-vjeçari ka vendosur disa kushte për një transferim të përkohshëm. Endrick kërkon të jetë titullar i rregullt në klubin e ri dhe të ketë mundësinë të luajë në një kompeticion evropian, veçanërisht në Champions League, shkruan Indeksonline
Një nga klubet që ka shfaqur interes konkret është Aston Villa, e cila pritet të jetë pjesë e garave evropiane.

Lexo edheVrioni shënon sërish në Bundesliga, sulmuesi shqiptar realizoi ndaj RB Salzburgut
Mundësia e huazimit po bëhet gjithnjë e më serioze, ndërsa trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, raportohet se i ka bërë të qartë Endrickut se hapësirat për të në formacion mund të reduktohen.
/Indeksonline/