back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeAspak e hijshme- Vjosa Osmani thotë se vajzat e saj e...

Aspak e hijshme- Vjosa Osmani thotë se vajzat e saj e urrejnë përcjelljen e policëve nga Mbrojtja e Afërt

Të ngjajshme

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thirrur sot mediat në presidencë.

Ajo tha se pasi moti është më i keq dhe po bie shi “ejani në presidencë ju pres të gjithëve”.

E pas kësaj ajo nisi një deklarim për media, e ulur në kolltukun e presidentes.

E me të filluar këtë deklarim, Osmani nisi të flasë se si vajzat e saj e urrejnë përcjelljen që u bëhet nga Policia e Kosovës.

“Vajzat e mija e urrejnë atë përcjellje, por s’ka qenë kurrë zgjidhja e tyre. Ua pengojnë fëmijërinë dhe u ndikon keq në psikologjinë e tyre”, deklaroi Osmani derisa fliste për mënyrën se si përcaktohet rrezikshmëria e zyrtarëve shtetëror, gjë të cilën e dinë thuajse të gjithë.

Derisa Osmani thotë se vajzat e saj e urrejnë përcjelljen e Mbrojtjes së Afërt, shumë prej zyrtarëve policorë aty vën jetën e tyre prapa Osmanit e vajzave të saj./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz