back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaBotëAsnjë zyrtar i huaj nuk është i ftuar në ceremoninë e betimit...

Asnjë zyrtar i huaj nuk është i ftuar në ceremoninë e betimit të Trumpit

Të ngjajshme

KQZ: Nesër shpallën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Nesër certifikohen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit....

Vdes aktorja e “Home Alone”

Aktorja e njohur kanadeze-amerikane, Catherine O’Hara, e famshme për...

Vetura godet një këmbësor në Prishtinë, deklarohet policia

Një person është goditur nga një veturë në Prishtinë....

Policia jep detaje për aksidentin në Prishtinë

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi më herët, në...

Reshjet rekord të dëborës shkaktojnë kaos në disa pjesë të Japonisë

Agjencia meteorologjike e Japonisë ka lëshuar paralajmërime për reshje të...

Asnjë zyrtar i huaj nuk është i ftuar në ceremoninë e betimi të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Kjo gjë konfirmohet nga një dokument i siguruar nga Top Channel, i cili u është dërguar selive diplomatike të akredituara në Uashington, nën siglën e Departamentit amerikan të Shtetit.

Në të nënvizohet qartë se, “Si në të kaluarën, delegacione të huaja nuk do të ftohen në Uashington për këtë ngjarje. Shefat e misioneve diplomatike të vendosur në Uashington, së bashku me bashkëshortët/et, do të përfaqësojnë kryetarët e shteteve dhe qeveritë e tyre në ngjarjen kryesore të inaugurimit. Kjo ftesë nuk është e transferueshme”.

Siç pohohet dhe nga vetë Departamentai i Shtetit, veç ambasadores së Shqipërisë në Amerikë, Floreta Faber, askush tjetër nuk është i ftuar.

Por disa zyrtarë dhe politikanë shqiptarë, mes tyre kryetari i Kuvendit Ilir Meta, kreu i opozitës Lulzim Basha, kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, ministri Blendi Klosi dhe deputeti socialist Ervin Bushati janë nisur për të marrë pjesë në këte ceremoni.

Top Channel ka siguruar dhe një biletë, e cila shitet deri në 500 dollarë nga stafi i presidentit Donald Trump, për “Mëngjesin Inaugurues të Presidentit”, aktivitet ky i cili zhvillohet në fakt në Trump International Hotel e jo në ambientet zyrtare të Uashingtonit.

Biletat janë pa emër dhe shoqërohen nga formulari i pagesës. Gjthësesi, kërkesa mbetet e lartë dhe rezulton se këto ftesa janë shitur shpejt.

/ Top Channel

Të Fundit

Sport

ShowBiz