back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaKulturëAsnjë grua nuk e ka fituar sivjet Çmimin Nobel

Asnjë grua nuk e ka fituar sivjet Çmimin Nobel

Të ngjajshme

Natyra Kuçi: Kaniherë ligji nuk arrin në Deçan, doja ta shihja gjendjen e shkollës

Natyra Kuçi, kandidate për kryetare të Deçanit, deklaroi në...

Porsche prezanton 911 Turbo S të ri

Vitin e kaluar, Porsche 911 Carrera GTS kaloi në...

Shqipëria në epërsi ndaj Letonisë

Kombëtarja e Shqipërisë ka dalë në epërsi ndaj Letonisë. Në...

Asnjë grua. Akademia e Nobelit e ka parë të arsyeshme që asnjë grua këtë vit të mos jetë laureate e asnjë prej gjashtë çmimeve.

Derisa Çmimet Nobel për këtë vit kanë përfunduar, duket se gjinia mashkullore ia ka dalë përsëri të jetë dominantja.

Tre burra fituan Nobelin për Fizikë, tre të tjerë për Kimi, Yoshinori Ohsumi fitoi Nobelin për Mjekësi, Bob Dylan për Letërsi, Juan Manuel Santos për Paqe dhe një dyshe meshkujsh fituan Nobelin për Shkenca Ekonomike.

Asnjë grua. Akademia e Nobelit e ka parë të arsyeshme që asnjë grua këtë vit të mos jetë laureate e asnjë prej gjashtë çmimeve.

Janë rreth 115 vite histori të Çmimeve Nobel por megjithatë gratë dhe gjinia femërore në përgjithësi kanë më pak triumf brenda këtij çmimi.

Shkrimtarja dhe profesoresha suedeze, Eba Vit Bratstrom ka kritikuar Akademinë Suedeze, për faktin se ka shumë gra të cilat nëpër botë po bëjnë maksimumin në fushat e tyre dhe nuk po marrin mirënjohje për një gjë të tillë.

Në fushën e letërsisë, hera e fundit që fitoi një femër ishte viti i kaluar, bjellorusja Svetlana Alexievich. Nga 113 herë sa është ndarë ky çmim, vetëm 14 herë fitueset kanë qenë gra.

Nëna Terezë e ka fituar Nobelin për Paqe në vitin 1979.  /KultPlus.com/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz