Nuredini ka thënë se gjatë këtij procesi si dhe AACK-në për bashkëpunim të shkëlqyer, theksoi se, “Procesi i certifikimit gjithsesi ka qenë një rrugëtim mjaft i gjatë dhe sfidues për te dyja organizatat tona, por përkushtimi i vazhdueshëm i stafit të të dyja Agjencive ka “kurorëzuar” këtë përpjekje madhore me certifikimin tonë si Ofrues i Shërbimeve të Navigacionit Ajror në Republikën e Kosovës”.
Ai më tej shtoj se ky proces i certifikimit do të ishte i pamundur pa ndihmën e pa kursyer të ish Bordit të Drejtorëve të ANP-Kontrolli Ajror “Adem Jashari”, tani Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror.
Nga ana tjetër drejtori i AACK-së Dritan Gjonbalaj, e përgëzoi stafin e ASHNA-së për punën e bërë gjatë procesit të certifikimit, si dhe bashkëpunimin e ofruar nga ana e ASHNA-së në proceset e auditimit nga ana e stafit të AACK-së, ku edhe për këta të fundit shprehu një falënderim të veçantë duke e cilësuar si mjaft të suksesshme punën e tyre në këtë proces.
Procesi i certifikimit ka filluar në vitin 2013, kurse që nga koncesionimi i shërbimeve terminale në ANP e deri më tani, AACK ka bërë nëntë auditime në ASHNA.