ASH-Taravari: Nga mllefi po sulmohet Arben Taravari, shihemi në tetor
dp

Lexo edheA është i lënduar Zhegrova? Franco Foda jep informacione për yllin e Kosovës

Aleanca për Shqiptarët, krahu i Arben Taravarit përmes një komunikate për media ka kritikuar qasjen e disa politikanëve ndaj liderit të ASH-së, e që sipas tyre ky veprim ndodh shkaku i frikës nga zgjedhjet e tetorit.
“Njërin s’e zë gjumi — sulmon kryetarin Arben Taravari natën vonë. Tjetri e sheh në ëndërr — çohet herët në mëngjes dhe sulmon kryetarin Arben Taravari. E kuptojmë mllefin dhe presionin nga detyra që kanë marrë me çmimin e të qenit në pushtet. Detyra e tyre është ta sulmojnë sa më shumë kryetarin e vet, sepse i qortojnë “shefat” që u japin njerëz dhe zyra hua nëpër “takime me strukturat”, thuhet në kumtesë.
Nga ASH Taravari pyesin se sa komuna do te marrin vazalët.

Lexo edheA është i lënduar Zhegrova? Franco Foda jep informacione për yllin e Kosovës
“Na tregoni sa komuna do të merni ju, vazal të vazalëve?!
Shihemi në Tetor që është shumë Afër!”, thuhet në komunikatën e ASH-së.