Policia e Shqipërisë ka asgjësuar 9317 bimë të dyshuara narkotike, të llojit cannabis sativa në Qarkun e Shkodrës.
Sipas njoftimit të policisë, në kërkim u shpall një 52-vjeçar, derisa u procedua penalisht, për shpërdorim detyre, kryetari i fshatit Ndrejaj.
Ndërkohë, policia ka bërë të ditur se po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në kultivimin e bimëve narkotike.
- Advertisement -