back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaLajmeAsfaltohet rruga që lidh katër lagje në Banjë

Asfaltohet rruga që lidh katër lagje në Banjë

Të ngjajshme

A do të qethet më në fund tifozi i Unitedit, publikojnë formacionin ndaj West Hamit

Manchester Unitedi po kalon një formë fantastike. “Djajtë e Kuq”,...

Protesta e opozitës në Tiranë: Militantët hodhën flakadanë e gurë, lëndohen 4 policë

Nga hedhja e molotovëve, lëndëve piroteknike dhe sendeve të...

Dogana sekuestron mbi 24 mijë euro mallra të falsifikuara në Ferizaj

Dogana e Kosovës ka sekuestruar mallra të falsifikuara në...

Sot në fshatin Banjë, po asfaltohen afër 700 metra rrugë, e që lidh katër lagje të këtij fshati. Kjo rrugë që sot është duke u asfaltuar, lidhë lagjet Shurdhaj, Elshani, Buzhala dhe Limaj, të cilat deri më tani e kanë pasur problem lidhjen mes vete me rrugë, ndonëse janë afër njëra tjetrës, por nga sot, përfundimisht është zgjidhur edhe ky problem.

Asfaltimin e rrugës, e kanë parë nga afër, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe nënkryetari, Hajdin Berisha, të cilët janë takuar edhe me kryesinë fshatit dhe banorët e lagjeve. Me këtë rast, banorët e kanë falënderuar komunën, për asfaltimin e rrugës dhe zgjidhjen e problemit të qarkullimit dhe lidhjes së lagjeve.

“Këto investime janë në kuadër të investimeve në infrastrukturën rrugore, që jemi duke realizuar në tërë territorin e Komunës së Malishevës, dhe fatmirësisht, tanimë jemi duke investuar në rrugë brenda lagjeve apo që lidhin lagjet mes vete, si në këtë rast”, tha nënkryetari Berisha.

“Realizimi i projekteve në infrastrukturën rrugore, janë pjesë e investimeve në projekte kapitale, kryesisht në infrastrukturë dhe ne si qeverisje komunale, jemi të përkushtuar që ti realizojmë të gjitha objektivat e parapara dhe të gjitha projektet e planifikuara”, tha Berisha, gjatë takimit me banorët e këtyre, dhe i ka uruar ata për rrugën e re, e cila luan rol të madh, në lidhjen rrugore mes katër lagjeve.

Të Fundit

Sport

ShowBiz