back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaLajmeAsamblisti më i votuar i PDK-së jep dorëheqje

Asamblisti më i votuar i PDK-së jep dorëheqje

Të ngjajshme

Policia identifikon një 18-vjeçar si të dyshuar për të shtënat në Kanada

Një 18-vjeçar është emëruar si i dyshuari për të...

​Përplasje titanësh në Kupën e Mbretit: Atlético–Barcelona ndez gjysmëfinalen sonte

Atlético Madrid dhe Barcelona përballen në gjysmëfinalen e Kupës...

Dy persona rrahin një tjetër, policia interviston të dyshuarit

Policia e Kosovës ka njoftuar së një rast i...

Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e policit, Muhamed Lika

Sot do të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar për...

Asamblisti më i votuar i Partisë Demokratike të Kosovës në Malishevë, Kastriot Berisha ka deklaruar se tërhiqet nga grupi i PDK-së në Kuvendin e Komunës së Malishevës. Berisha ka bërë të ditur se do të veprojë si i pavarur brenda Kuvendit të Komunës së Malishevës.

“Unë Kastriot Berisha, si më i votuari në zgjedhjet e fundit nga radhët e PDK-së në Kuvendin e Komunës së Malishevës, deklaroj se tërhiqem nga të qenit pjesë e grupit të PDK-së dhe do të vazhdoj të veproj i pavarur brenda Kuvendit të Komunës së Malishevës. Për arsyet e këtij veprimi opinioni do të njoftohet me kohë, përmes rrjeteve sociale”, ka deklaruar Kastriot Berisha, anëtar i Kuvendit të Komunës së Malishevës”.

Edhe anëtarja tjetër nga radhët e PDK-së, Florentina Zulfaj  është dorëhequr nga të qenit pjesë e grupit të PDK-së. Zulfaj është femra më e votuar në grupin e anëtarëve të PDK-së në Kuvendin e Komunës së Malishevës.

Pas këtij deklarimi, të anëtarët e kuvendit, Zulfaj e Berisha, i kanë ndërruar edhe ulëset në kuvend, duke u ulur prapa pjesë së ulëseve të pjesës tjetër të anëtarëve të PDK-së.

PDK në Malishevë, në zgjedhjet e fundit lokale, ka fituar nëntë ulëse në Kuvendin e  Komunës, duke dalë partia e dytë me numrin më të madh të ulëseve në Kuvend. /GazetaExpress/

Të Fundit

Sport

ShowBiz