BallinaAsamblisti i Drenasit sot proteston para Prokurorisë Themelore në Prishtinë

Asamblisti i Drenasit sot proteston para Prokurorisë Themelore në Prishtinë

VEPRONI ose IKËM (azil në ndonjë shtet ku funksionin shteti i së drejtës)!”- është motoja e protestës së sotme e cila organizohet nga Anëtari i Kuvendit Komunal në Drenas, Xhavit Drenori në bashkë organizim me përfaqësues të OJQ-ve lokale dhe Administratorë/Kryetarë të fshatrave dhe bashkësive lokale përreth Fabrikës së Ferronikelit, për shkak të mos veprimit, respektivisht mos bashkëpunimit rreth katër lëndëve korruptive që janë dërguar në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

Të katër lëndët janë dorëzuar të argumentuara në Prokurori, dhe të gjitha në esencë janë të lidhura me abuzim me pozitën zyrtare, duke filluar me rastin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, pastaj me Agjencinë Kadastrale të Kosovës dhe abuzimet me pozitën zyrtare në Komunën e Drenasit, thekson Drenori.

Shqetësimet tona për mos veprim/reagim të Prokurorisë ndaj denoncimeve tona do ti shprehim me një akt simbolik (pankarta  dhe valigje).

Protesta simbolike mbahet sot (17.11.2015) nga ora 11:00 deri në 11:30 para Prokurorisë Themelore në Prishtinë (Objekti i ri në Hajvali). /Drenica Press/

- Advertisement -