Asamblistët e Partisë Socialdemokrate bashkë me partnerët tjerë të koalicionit, pa Vetëvendosjen, kanë lëshuar sallën e Kuvendit Komunal të Prishtinës, në momentin kur pritej të votohej propozimi për shkarkimin e asamblistit Qëndrim Sahiti (PSD) nga pozita e aksionarit në Ndërmarrjen Publike Banesore.
Propozimin për shkarkim e ka bërë asamblisti i VV-së, Egzon Ademi, me arsyetimin se MZHE ka vërtetuar shkeljet në emërimin e bordit të përkohshëm të NPB-së.
Në sallë aktualisht janë asamblistët e LDK-së, PDK-së dhe VV-së me disa mungesa.
- Advertisement -