back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaLajmeAsamblistët e PDK-së në Prishtinë kërkojnë që ora e parë e 16...

Asamblistët e PDK-së në Prishtinë kërkojnë që ora e parë e 16 Shkurtit t’i kushtohet rolit të UÇK-së

Të ngjajshme

S’e duron më Tottenhami, shkarkohet trajneri danez

Thomas Frank është shkarkuar nga pozita e trajnerit të...

Incidenti në shkollën “Pavarësia”, mësuesi lirohet nga arresti

Mësimdhënësi i cili u arrestua për shkak të dhunës...

Tërmet në Maqedoni të Veriut me magnitudë prej 4.3 shkallëve

Mbrëmë u regjistra tërmet në Maqedoni të Veriut me...

Kryeprokurori i Prokurorisë në Prishtinë po ndjek nga afër seancën në rastin e Liridona Ademajt

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës është duke u zvhilluar...

Asamblistët e Partisë Demokratike të Kosovës  në Kryeqytet i janë drejtuar me kërkesë zyrtare Kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, që në të gjitha shkollat e Prishtinës, ora e parë mësimore e datës 16 Shkurt t’i kushtohet rolit dhe sakrificës së Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK).

Kërkesa është bërë publike nga Leutrim Retkoceri, asamblist i PDK-së në Prishtinë, i cili ka theksuar se në prag të Ditës së Pavarësisë është detyrë institucionale dhe morale që nxënësit të njihen me sakrificën mbi të cilën u ndërtua shteti i Kosovës.

Sipas tij, një praktikë e tillë ka ekzistuar edhe gjatë qeverisjes së mëhershme të PDK-së në kryeqytet, kur përmes Drejtorisë së Arsimit organizoheshin ligjërata me ish-ushtarë dhe invalidë të UÇK-së, me qëllim që historia të transmetohej drejtpërdrejt te brezat e rinj.

Retkoceri ka theksuar se kjo iniciativë merr peshë të veçantë edhe në prag të marshit qytetar “Drejtësi, jo Politikë”, i cili do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK-së që po përballen me proces gjyqësor në Hagë – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

“Ashtu si gjatë qeverisjes sonë, edhe sot besojmë se historia duhet të flasë drejtpërdrejt para brezave të rinj. Historia nuk mund të zhbëhet. Liria ka themel sakrificën e UÇK-së,” thuhet në reagimin e tij.

Asambleistët e PDK-së presin reflektim institucional nga Komuna e Prishtinës lidhur me këtë kërkesë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz