back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeAsamblisit i VV-së kërkon mbylljen e lojërave të fatit, sikur në Shqipëri

Asamblisit i VV-së kërkon mbylljen e lojërave të fatit, sikur në Shqipëri

Të ngjajshme

Abdixhiku nga Dragashi: Familja është pasuria më e madhe kombëtare e Kosovës

Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës në...

Specialja hedh poshtë kërkesën e Kadri Veselit për lirim të përkohshëm

Gjykata Supreme e Dhomave të Specializuara të Kosovës ka...

Vdekja e këngëtarit Shemi, Policia del me informatat e para zyrtare

Policia e Kosovës e ka konfirmuar vdekjen e Shemsi...

Raporti i KE-së: Kosova i përmbushë kriteret e liberalizimit të vizave

Në raportin e parë për zbatimin e kritereve të...
- Advertisement -

Ndalimi i lojërave të fatit në Shqipëri, po shihet si veprim i qëlluar edhe nga asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV) në Komunën e Prishtinës, Eman Rrahmani.

- Advertisement -

Ai në profilin e tij në Facebook, ndalimin, siç e ka quajtur ai, të bixhozit në shtetin shqiptar e ka cilësuar si njërën ndër punët më të mira që ka bërë Kuvendi i Shqipërisë.

“Këtë hap ftoj që ta marrin edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, në veçanti ata të Lëvizjes Vetëvendosje, të marrin iniciativën. Salih Zyba dhe Valon Ramadani mendoj se do të ishte mirë që të fillojnë një iniciativë të tillë”, ka shkruar Rrahmani.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të asamblistit të VV-së:

-NDALIMIN E BIXHOZIT (kazino elektronike dhe baste të çdo lloji off apo online) në Shqiperi është njëra ndër punët me të mira që kanë bërë Kuvendi i Shqipërisë.

Këtë hap ftoj që ta marrin edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, në veçanti ata të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, të marrin iniciativën. Salih Zyba dhe Valon Ramadani mendoj se do të ishte mirë që të fillojnë një iniciativë të tillë.

Ndryshe, të enjten Kuvendi i Shqipërisë me shumicë votash e ka votuar vendimin për mbylljen e lokaleve që merren me lojëra të fatit. Vendimi sipas kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama do të hyjë në fuqi me 1 janar të 2019.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz