BallinaLajmeAsambleisti më i votuar në Prishtinë, prezantohet si kandidat për deputet

Asambleisti më i votuar në Prishtinë, prezantohet si kandidat për deputet

Të ngjajshme

Kokalla tregon versionin e tij për takimet me Granit Plavën dhe Naim Murselin

Gjatë intervistimit të tij, i akuzuari Kushtrim Kokalla ka...

Xhonatan Islami flet për herë të parë pas ndarjes nga Roza Lati

Pas muajsh spekulimesh dhe zërash në rrjet, më në...

Kosova e Panamaja me marrëveshje, hiqen vizat për pasaportat diplomatike

Kosova dhe Panamaja kanë arritur marrëveshje për heqjen e...

Njofton ZRRE: Shtyhet vendimi për daljen në treg të hapur të energjisë

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), ka njoftuar se...

Asambleisti më i votuar në Prishtinë nga AAK, Kreshnik Smajlaj është kandidat për deputet nga radhët e këtij subjekti.

Këtë e ka bërë të ditur kreu i partisë, Ramush Haradinaj. Afaristi prishtinas shquhet për suksese të vazhdueshme ndër vite në biznes.

“Kreshnik Smajlaj kurrë s’është ndalur duke krijuar mundësi për të rinjtë. Në një kohë kur shumë të rinj janë detyruar të largohen nga Kosova, ai ka zgjedhur të investojë, të punojë dhe t’u japë shpresë të tjerëve.

Shumë prodhues vendas kanë rritur kapacitetet e tyre, por rasti i Kreshnikut është i veçantë. Përkushtimi që ka e dallon nga të tjerët dhe e bëjnë shembull të sipërmarrësit modern që kthen shpresën për qytetarin e Prishtinës dhe të gjithë Kosovës.

Si asambleisti më i votuar në zgjedhjet e fundit lokale në Prishtinë nga lista e AAK-së, ai sjell frymën dhe energjinë që e karakterizon në çdo hap.

Prandaj, kandidatura e Kreshës për deputet është vazhdimësi e punës dhe përkushtimit që ai ka treguar ndër vite, me përgjegjësi dhe vizion për një Prishtinë dhe Kosovë të zhvilluar. Paç suksese, Kreshnik dhe na priftë e mbara bashkë në garën për deputet dhe si shef i shtabit në kryeqytet”, shkruan Haradinaj në njoftim./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz