back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaRegjionaleDrenasAsambleisti i Drenasit ka një hall të madh: Ndihmën e kërkon edhe...

Asambleisti i Drenasit ka një hall të madh: Ndihmën e kërkon edhe në Komisionin e Zgjedhjeve në Shqipëri

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Xhavit Drenorin nga subjekti politik Iniciativa Qytetare, i është drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Republikën e Shqipërisë. Ai së bashku me Gentrit Gërgurin  kanë një kërkesë drejtuar KQZ në Shqipëri, ata po kërkojnë që të deçertifikohen nga mandati që kanë pasur dhe të çertifikohen me mandat të anëtarit të Kuvendit të Komunës, shkruan Gazeta Blic.

Drenori, nëpërmjet një shkrimi të hedhur në ‘Facebook’, ka treguar arsyen pse i është drejtuar KQZ në Shqipëri. Ai ka theksuar se KQZ në Kosovë tash e një vit është bllokuar dhe nuk ka e marrë parasysh kërkesën e tyre për deçertifikim, andaj ai pret nga ta që të gjejnë sa më shpejt një zgjidhje.

Shihni shkrimin e plotë të Xhavit Drenorit në “Facebook”.

Kur ke hall – i drejtohesh vëllaut, mikut apo aty ku mendon që bën zgjidhje!

Kolegu im, Gentrit Gërguri dhe unë kemi hall të madh.
Që gati një vit po n’a shkilet e drejta elementare për të t’u liruar nga mandati i anëtarit të kuvendit të komunës, respektivisht për të ushtruar këtë mandat, të fituar në mënyrë demokratike përmes zgjedhjeve.

Sot, së bashku me Gentritin, ju drejtuam Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Republikën e Shqipërisë për deçertifikim nga mandati, respektivisht për çertifikim të mandatit të anëtarit të kuvendit të komunës, meqë Komisioni Qendror Zgjedhor në Republikën e Kosovës, është i bllokuar që gati një vit dhe nuk po e merr vendimin karshi kërkesës sonë.

Kërkesën tonë drejtuar KQZ-së në Shqipëri e gjeni të bashkangjitur.

Ne mbesim me shpresë që në Shqipëri do të gjëjmë zgjidhje për hallin tonë. E nëse jo, do provojmë që këtë hall t’a zgjidhim në shtetet mike të Kosovës, duke ju drejtohemi Komisioneve Qendrore Zgjedhore të shteteve të Kuintit dhe për kërkesën tonë duke i mbajtuar të njoftuara edhe ambasadat përkatëse.

Në Kosovë nëse po shkilet kushtetuta me mos funksionalizim të KQZ-së nga ana e presidtentit të vendit, “nuk bahet nami” nesë vendimi për deçertfikim dhe çertifikim të mandatit të pëfaqësuesit të popullit merret nga ndonjëra KQZ e vendeve mike. Fundja, kjo është thjeshtë një porcedurë teknike.

Të Fundit

Sport

ShowBiz