BallinaLajmeAs sot nuk u mbajt mësim në shkollat e Prishtinës

As sot nuk u mbajt mësim në shkollat e Prishtinës

Të ngjajshme

UEFA zgjedh lojtarët e ndeshjes në dy takimet sonte

Shtëpia më e madhe e futbollit, UEFA ka zgjedhur...

​LVV dhe PDK vazhdojnë “luftën” për anëtarin e dhjetë të KQZ-së

Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës po vazhdojnë...

Vance thotë se ka shumë pajtime midis SHBA-së dhe Iranit, pavarësisht pikave të vështira

Më parë, Kryetari i Parlamentit iranian Mohammad Bagher Ghalibaf...

Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të katërtit për nga numri

Sipas të dhënave të Zyrës së Imigracionit të Zvicrës...

E shtuna do të duhej të ishte një ditë e zakonshme mësimi, në filloren “Ismail Qemali” të kryeqytetit.

Televizioni ka biseduar me drejtoreshën Dida, e cila ka bërë të ditur se mëngjesin e kësaj dite, janë paraqitur vetëm 10 nxënës.

Gjendja e krijuar pas vendimit të Ministrisë së Arsimit për zëvendësimin e orëve të humbura në grevë, ka krijuar konfuzion, për shkak të kundërshtimit të SBASHK-ut për ta bërë këtë.

Edhe Këshilli i prindërve në Prishtinë, është shprehur pro zëvendësimit të orëve të humbura gjatë asaj që do të duhej të ishte një javë pushimi pranveror.

Për zëvendësimin orëve, janë edhe mësimdhënësit e Këshillit iniciues të ciklit të klasave 1-5.

Fatos Osmani, zyrtar për Arsim në Komunën e Prishtinës, i ka thënë KTV-së, se e kanë përcjellë vendimin e ministrisë te të gjitha shkollat.

“Mbetet të shihet se si do të reflektojnë mësimdhënësit, vendimin e kujt do ta respektojnë, të MASHT-it apo të SBASHK-ut”, ka deklaruar Osmani.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz