Enver Haliti do të jetë kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Ferizajt.
Këtë e ka kumtuar Lëvizja Vetëvendosje, si dhe kryetari i saj Albin Kurti.
Më parë ishte përmendur emri i Hekuran Muratit dhe Dimal Bashës, por në fund Enver Haliti do të jetë kandidat.
“Enver Haliti e njeh Ferizajn si pëllëmbën e dorës. Ai ka qenë Kryesues i Grupit të Asamblistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE në Kuvendin Komunal të Ferizajt, kurse më herët drejtor i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e më pas drejtor i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit. Enveri i di problemet por edhe zgjidhjet, sfidat por edhe potencialin e Ferizajt. Nga sot kandidat i ynë për kryetar, e pas zgjedhjeve lokale kryetar i komunës së Ferizajt”, ka shkruar Kurti në Facebook. LVV ka fituar në masë vota në Ferizaj gjatë zgjedhjeve parlamentare 2021 dhe 2025, por i