back to top
Thursday, August 28, 2025
BallinaLajmeArturo Sandovall dhe bendi i tij sonte në programin ‘Vera e Ohrit’

Arturo Sandovall dhe bendi i tij sonte në programin ‘Vera e Ohrit’

Të ngjajshme

Sëmuret Era Istrefi

Këngëtarja kosovare me famë botërore Era Istrefi, është sëmurë. Lajmin...

LDK-ja votoi kundër Dimal Bashës, Zogaj: Nuk ka koalicion me VV-në

Dimal Basha, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, është zgjedhur sot...

Dy të lënduar nga aksidenti te mensa në Prishtinë

IndeksOnline raportoi më herët për një aksident që ndodhi...

OVL e UÇK-së thërret konferencë për media

OVL e UÇK-së, ka thirrur sot konferencë për media. Sipas...

Ditën e njëzetë e gjashtë të “Verës së Ohrit” do ta shënojë shfaqja e yllit më të madh muzikor në kuadër të programit të sivjetmë të festivalit, Arturo Sandoval, amerikan i natyralizuar me origjinë kubaneze, i cili është një prej interpretuesve më të njohur të trumbetës në botë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në koncertin e sontëm në Teatrin antik në Ohër, Sandovall do të performojë bashkë me bandën e tij, me Xhon Belzagaj bas, Tiki Pasilas përgjegjës për seksionin e ritmit, Dejv Sigel tastierë, Xhoni Frajdej perkusion dhe Kemuel Roig piano.

Për Sandovall kritika thotë se është njëri prej muzikanëve më dinamik dhe më energjik të ditëve të sotme. Është i njohur edhe si kompozitor i muzikës për filma.

Në programin e koncertit të sontëm janë kompozime të njohura të xhazit prej autorëve botërorë.

Artisti i madh gjatë ditës së nesërme do të ketë pritje te presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz