HomeLajmeLajmet e FunditArtistët në garën për deputetë, Edona Llalloshi prin në vota mes figurave...

Artistët në garën për deputetë, Edona Llalloshi prin në vota mes figurave të showbizit

Të ngjajshme

Rashiq: Presionet vazhdojnë edhe pas zgjedhjeve, djali im u ndalua në kufi nga BIA

Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq,ka...

Reali e zyrtarizon largimin e Arbeloas

Real Madrid edhe zyrtarisht e ka shkarkuar trajnerin e...

Mësohet se kush është 150-milionëshi që e përmendi Perez

Është bërë e ditur se kush është 150 milionëshi...

Zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit sollën në garë edhe disa emra të njohur të skenës artistike dhe televizive shqiptare, të cilët kërkuan mbështetjen e qytetarëve për një ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Në mesin e kandidatëve më të njohur nga bota e artit dhe showbizit ishin këngëtarja Edona Llalloshi, aktorja Adriana Matoshi dhe aktori Armend Baloku, të cilët garuan në listën e Lëvizjes Vetëvendosje. Ndërkohë, këngëtarja Adelina Thaçi-Meta ishte pjesë e listës zgjedhore të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Sipas rezultateve preliminare të publikuara në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), pas numërimit të rreth 20 për qind të votave, Edona Llalloshi është figura e showbizit që ka marrë më së shumti mbështetje nga votuesit, me 3,701 vota.

Pas saj renditet aktori dhe humoristi Armend Baloku, i cili deri më tani ka siguruar 3,639 vota, duke qëndruar shumë pranë Llalloshit në garën për votat preferenciale.

Në vendin e tretë mes figurave publike që garojnë për deputetë është aktorja Adriana Matoshi, me 2,661 vota, ndërsa pritet që rezultati të ndryshojë me vazhdimin e procesit të numërimit.

Rezultatet mbeten ende preliminare dhe numri i votave për secilin kandidat mund të pësojë ndryshime deri në përfundimin e plotë të numërimit nga KQZ-ja. Megjithatë, të dhënat e deritanishme tregojnë se figurat e njohura të skenës artistike kanë arritur të tërheqin vëmendje dhe mbështetje të konsiderueshme nga elektorati në këto zgjedhje. /Lajmi.net/