Mario Balotelli – befasisht – e ka mbajtur veten larg kryetitujve të tabloideve të futbollit në kohët e fundit.
Ndoshta ka ndikuar fakti se italiani po shkëlqen te Nice, duke shënuar gola për qejf dhe duke e mbajtur veten larg skandaleve.
Por Balotelli rrallëherë e ka bërë veten subjekt të kritikave në Francë, por është lavdëruar shpesh për paraqitjet e tij.
Që prej fillimit të sezonit, ai ka shënuar 36 gola në 53 paraqitje për Les Algions – vetëm një më pak se që kishte shënuar në total në katër sezonet e fundit te Liverpooli dhe Milani.

Këto periudha katastrofale janë gati për tu harruar tani, me Balotellin që po i shpartallon mbrojtjet e Ligue 1 javë pas jave.
Sidoqoftë, të shtunën, Nice pësoi një humbje të rëndë nga Dijon me rezultat 3-2 në “Stade Gaston Gerard.”
Ndeshja u ringjall vonë, me të pesë golat që u shënuan në 30 minutat e fundit.
Derisa Balotelli nuk arriti të futet në listën e realizatorëve, emri i tij u shkrua në fletoren e gjyqtarit pas një incidenti të jashtëzakonshëm.

Reprezentuesi italian ia bëri “shush” me gisht tifozëve të Dijon pasi ata reaguan ndaj një goditje të tij me brohoritma raciste.
Balotelli pastaj iu ankua gjyqtarit, Nicolas Rainville, vetëm për tu ndëshkuar me karton të verdhë për veprimet e tij. //FutbollFanatik//