back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeArsimtari i Suharekës kërcënoi me “eksploziv” drejtorin e Arsimit

Arsimtari i Suharekës kërcënoi me “eksploziv” drejtorin e Arsimit

Të ngjajshme

Tayna shijon ditët e pushimit, tregon anën e saj të dashur

Tayna po shijon ditët e saj të pushimit, larg...

Pezullimi i dialogut strategjik, Shtuni: SHBA është lodhur me papjekurinë dhe veprimet e papërgjegjshme të Kurtit

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe sigurisë, Ardian Shtuni, ka...

Chelsea dështon në minutat e fundit

Skuadra e Chelseat ka dështuar të fitojë në ndeshjen...

Arsimtari i biologjisë në shkollën fillore “Dituria” në Samadrexhë të Suharekës disa herë e ka kërcënuar drejtorin e Arsimit në këtë komunë, raporton KTV.

Madje, para një jave, arsimtari Melit Manxhuka, i hyri në zyrë drejtorit Sherif Berisha, me dy çanta në duar, në të cilat tha se kishte eksploziv dhe për këtë arsye, atij i është caktuar masa e paraburgimit për 48 orë.

Drejtori i Arsimit në Suharekë, Sherif Berisha, thotë se kishte qenë në zyrën e tij me dy persona të tjerë në momentin që kishte hyrë arsimtari Manxhuka.
Kurse në Policinë Rajonale të Prizrenit kanë thënë se në çantat e arsimtarit ishte gjetur sasi e domestosit.
Por mllefin e arsimtarit e shkaktoi mosplotësimi i një kërkese të tij të kamotshme.

Drejtori Rusi ka lavdëruar punën e arsimtarit Manxhuka, i cili ka 30 vjet që punon në arsim. Punën e mirë të arsimtarit e kanë përmendur prapa kamerave edhe nxënësit e shkollës. Sjellja e arsimtarit, sipas drejtorit të shkollës, ka ndryshuar pas një operacioni që kishte pasur vitin e kaluar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz