Arsenali thellon epërsinë ndaj Coventryt, Ødegaard shënon golin e tretë
dp

Lexo edheUnitedi më në fund arrin marrëveshjen me Baleban

Arsenali ka vazhduar dominimin ndaj Coventry Cityt, duke shënuar edhe golin e tretë në ndeshjen hapëse të sezonit të ri në Premier League.
Kapiteni Martin Ødegaard realizoi në minutën e 49-të, duke e çuar rezultatin në 3-0 për “Topçinjtë”.
Skuadra e Mikel Artetës e kishte mbyllur pjesën e parë me epërsi prej dy golash, falë realizimeve të Kai Havertz dhe Bukayo Saka, ndërsa menjëherë pas rikthimit nga pushimi erdhi edhe goditja e tretë.
Me këtë gol, Arsenali po e nis në mënyrë bindëse mbrojtjen e titullit kampion, duke kontrolluar plotësisht përballjen ndaj skuadrës së sapongjitur Coventry City. /GazetaExpress/
Linku I golit

Lexo edheUnitedi më në fund arrin marrëveshjen me Baleban