Mbrojtja e Arsenalit është nënta si më e mirë në Premier League, duke pësuar 9 gola në 8 takime, për dallim nga Tottenhem që në 8 ndeshje ka pësuar vetëm 4 gola.
Për trajnerin e Arsenalit kjo është shumë dhe po kërkon një mbrojtës që do t’i ofronte më shumë siguri dhe zgjedhje në mbrojtje, pasi deri më tani në qendër kanë lujatur Mustafi dhe Kscielny.
Sipas të përditshme katalunase, “Sport”, Arsenali do të tentojë që gjatë verës ta transferojë reprezentuesin grek, Costas Manolas.
Për mbrojtësin e Romës interesim ka shprehur edhe Chelsea, pasi Conte njeh mire grekun që nga koha kur drejtonte Juventusin.
Greku është shumë i fuqishëm në duele dhe dinë të shënoj edhe gola me kokë dhe 25 milion euro sa vlerësohet në treg nuk pritet të jetë problem për klubet angleze./Drenicapress.info/