Arsenali ka shënuar fitore me shumë vështirësi në duel me Burnleyn me rezultat 2-1.
Arsenali ka kaluar në epësi prej 1-0 me golin e Shkodran Mustafit në minutën e 59-të.
Në momentin më të mirë për Revolveristët, Granit Xhaka ndëshkohet me karton të kuq, duke lënë të tijët me një lojtar më pak.
Mysafirët barazuan përkohësishtë në kohën shtesë nga pika e bardhë që realizoi Gray.
Dhe kur u mendua se ky takim do të mbyllet pa fitues, kështu nuk mendoi referi anësor që në vend se të referonte pozitë jashtë loje, referoi penalti në të mirë të Arsenalit.
I saktë nga penaltia ishte Alexis Sanchez që shënoi golin e fitores në minutën e 97-të.
Pas 22 xhirove, Arsenali renditet në vend të dytë me 47 pikë, 5 më pak se Chelsea ne vend të parë./Drenicapress.info/
https://www.youtube.com/watch?v=ZjFZLI6tlXw
https://www.youtube.com/watch?v=uPPKGrwgmxU
https://www.youtube.com/watch?v=1UjwL6LSDos
https://www.youtube.com/watch?v=6L8fWnwp4QI